Mexhiti: Mikpritja në konakun e familjes Kovaqi, frymëzim për vizionin tonë për Çairin

Mexhiti: Mikpritja në konakun e familjes Kovaqi, frymëzim për vizionin tonë për Çairin

Kandidati i VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim të veçantë me banorët e lagjes së vjetër të Çairit në konakun mikpritës të familjes së njohur Avdiraman Kovaqi. Ky vendtakim simbolik, i mbushur me histori e traditë, u kthye në një ambient të ngrohtë, vëllazëror dhe plot shpresë për të ardhmen.

Konaku ishte i mbushur me gjenerata të tëra – fëmijë, të rinj, prindër dhe gjyshër – të gjithë të bashkuar rreth vizionit për një Çair më të mirë. Banorët falënderuan z. Mexhiti për investimet dhe përkushtimin që tashmë po shihet në lagje, duke shprehur një mbështetje të qartë për vazhdimin e punës dhe projekteve të ardhshme.

“Na kërkuan vetëm një gjë,” theksoi Mexhiti, “që Çairi të jetë një vend i jetueshëm, dinjitoz dhe i zhvilluar. Dhe ne jemi të vendosur që këtë vizion ta bëjmë realitet – hap pas hapi, me përkushtim, dinjitet dhe vizion për çdo qytetar.”

MARKETING