Mexhiti: Ka ardhur koha e krijimit të kulturës së re politike ndërshqiptare
Lëvizja Demokratike me në krye Izet Mexhitin, kanë organizuar takim me strukturat partiake me rastin e fundvitit. Mexhiti i cili ju drejtua bashkëpartiakëve të tij, tha se viti që po lëm pas ka qen një vit i jashtëzakonshëm, pasi siç tha, ndryshime dhe rotacioni politik ka ndodhur, ndërsa e vjetra ai thot se është zëvëndesuar me të rejën, njofton SHENJA.
IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE
“Po vjen koha e krijimit të kulturës së re politike ndërshqiptare. Bashkarishtë po ndërtojmë një tradit të re politike, ata të inkluzivitetit dhe vlersimit të individit në bazë të meritës dhe kualitetit, bashkarishtë po krijojmë një ambientë më pak toksikë politik, më tolerantë, më imun dhe rezistentë ndaj tendecave korruptive, të cilat kishin gjetur teren ideal për të vepruar gjatë qeverisjes së vjetër”.
Ndërkaq, pas eventit, Mexhiti mbajti edhe pres konferencë për media, nga ku u pyet nga gazetarët se vitin që po vjen a do votohen ndryshimet kushtetuese. Zëvendëskryeministri i parë, tha se po punojnë në këtë drejtim dhe shtoi se është prioriteti i parë i VLEN-it.
IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE
“Mendoj se nuk ka shkuar vetëm viti 2024 por edhe 8 vite e kaluara duke ia bërë muhabetin. Ne nuk e përfolim përditë, por punojmë përditë dhe aq që mund ta them se është në prioritetet me të larta ose prioriteti numër 1 i VLEN-it, aq sa na takon si shqiptar se për ndryshimet duhen 80 deputetë. Ne jemi faktor lehtësuese, që kontribuon që sa më shpejtë të vijmë te ndryshimet kushtetuese pasi është e vetmja alternativë për qytetarët e vendit”, deklaroi Mexhiti. /SHENJA/