Mexhiti: Grubi, edhe lypës edhe arrogant

Mexhiti: Grubi, edhe lypës edhe arrogant

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëri nga anëtarët e “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti, ka hedhur një sërë akuzash ndaj Artan Grubit nga takimi me qytetarët e Hasanbegut.

 

“Ne erdhëm këtu para jush, sepse do të vijmë prap, do të jenë zgjedhjet e parakohshme ose të rregullta, gjashtë muaj ose 1 vjet. Ne mund të ikim këto 6 muaj ose 1 vjet, por duhet të vijmë para jush dhe të ballafaqohemi, për të kërkuar votën sërish. Politikani është lypës i votës. Nuk mund të jesh edhe lypës edhe arrogant. Edhe lypës, edhe çallëmxhi, edhe lypës edhe e mbyll telefonin. Ne kërkuam që të themelohen organet, pasi sipas tij(Artan Grubit) nuk duheshte të themelohen as organet. Sipas tij nuk ka nevoj as për votuesin. As për takimet me qytetarët, as për Këshilli Vendor, as për degën, as për kryesinë qendrore. Mjafton që t’ia bëjnë pr, mjafton që t’i rrinë afër kryetarit”, tha Mexhiti.

MARKETING