Mexhiti: Drunjtë e kampusit “Nënë Tereza” zhvendosen në parkun “Rilindja”
Kryetari i Izet Mexhiti njoftoi se drunjtë që ndodhen në hapësirat ku do të ndërtohet kampusi i ri i Universiteti “Nënë Tereza” nuk do të priten, por do të zhvendosen dhe do të mbillen në parkun e ri “Rilindja” në Çair.
Sipas tij, përveç investimeve dhe projekteve infrastrukturore, vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe ruajtjes së natyrës dhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbra në komunë.
Në fazën e parë pritet të zhvendosen rreth 40 drunj, të cilët do të mbillen në parkun e ri “Rilindja”, duke u dhënë një jetë të re në një hapësirë që do t’u shërbejë qytetarëve.
Mexhiti theksoi se procesi nuk do të ndalet vetëm me këtë numër, pasi synohet që gradualisht të rritet numri i drunjve të zhvendosur, në mënyrë që parku i ri të zgjerohet dhe të shtojë gjelbërimin në lagjet e Çairit.
Sipas tij, qëllimi është që çdo dru të gjejë një vend të ri në komunë dhe të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit për banorët.

