Mexhiti: Do të restaurohet Shengyl Hamam
Kandidati i koalicionit VLEN, për këtë komunë, Izet Mexhiti, ka vizituar “Shengyl Hamam”, nga ku informoi se ai objekt do të restaurohet. Mexhiti tha se Çairi do të jetë vatër e kulturës.
“Pas restaurimit, Shengyl Hamami do të bëhet shtëpia e shoqatës “Yeni Ol” dhe shoqatës Lilijan , pra njëra që përfaqëson komunitetin turk, tjetra që përfaqëson komunitetin boshnjak në komunën e Çairit. Duke u shndërruar në një qendër kulturore dhe moderne për pikturë, muzikë, letërsi dhe krijimtari artistike”, ka deklaruar Mexhiti.
Ai ka shtuar se Shengyl Hamami është një nga monumentet më të çmuara të arkitekturës osmane në Shkup, që po merr jetë të re.

