Mexhiti: Dizhoni po transformohet, po vendosim standard të ri jetese

Mexhiti: Dizhoni po transformohet, po vendosim standard të ri jetese

Kreu i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, së bashku me ministrin Muhamet Hoxha, kanë inspektuar nga afër progresin e projektit në lagjet e Dizhonit. Mexhiti thekson se projekti përfshin 18 rrugë dhe ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit, një ndërhyrje e plotë infrastrukturore që po i jep Dizhonit standard të ri jetese.

“Rrjeti i kanalizimit fekal është përfunduar plotësisht në të gjitha rrugët dhe degëzimet anësore. Rrjeti i ujësjellësit është drejt përfundimit, me mbi 70% të punimeve të realizuara. Po punojmë që çdo shtëpi të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.

Pas përfundimit të plotë të ujësjellësit do të realizohet pranimi teknik nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, si hap formal drejt përmbylljes së investimeve, ka njoftuar ai.

MARKETING