Mexhiti: Dinjitet për pensionistët, 5.000 denarë më shumë!
Zëvendës/kryenministri i parë Izet Mexhiti ka njoftuar se nga marsi i vitit 2025, mbi 300.000 pensionistë do të përfitojnë rritjen e premtuar prej 5.000 denarësh brenda një viti.
Nga marsi 2025, mbi 300.000 pensionistë do të përfitojnë rritjen e premtuar prej 5.000 denarësh brenda një viti. Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët.
Protestat dhe kërkesat e tyre ishin një thirrje e drejtë, dhe ne e kemi dëgjuar atë. Dhe, nuk mbaron këtu me kaq. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa konkretë për një të ardhme më të mirë për të gjithë!
Urime!