Mexhiti: Arkitekti me renome botërore Bajram Vardar do të përpilojë Master Planin arkitektonik për zhvillimin e Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se një arkitekt i njohur nga Turqia, Bajram Vardar, do të jetë pjesë e ekipit që po punon për zhvillimin urban të komunës.
Në një video të publikuar nga Mexhiti, Vardar tha se sfidat në Çair janë të ngjashme me ato në qytete të mëdha si Stambolli, Bursa dhe Barcelona. Ai njoftoi se së bashku me qytetarët do të hartojnë një Master Plan për Çairin, i cili më pas do të kthehet në projekte konkrete për zbatim.
Bajram Vardar ka qenë pjesë e ekipit të Rexhep Taip Erdoganit kur ai ishte kryetar i Stambollit dhe ka qenë kryearkitekt i qytetit Bursa. Ai ka ndihmuar në zhvillimin e këtyre qyteteve të mëdha.
Vlen të përmendet se Bajram Vardar është me origjinë shqiptare nga Shkupi.