Mevlan Adili: Shkëndija është e formuar për të dalë kampion
Shkëndija e Tetovës në këtë xhiro do të luaj me Vardarin, në një përballje ku të përzgjedhurit e trajnerit Jeton Beqiri duken favorit për të fituar këtë përballje.
Mbrojtësi i Shkëndijës, Mevlan Adili është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi, duke theksuar se bashkëlojtarët e tij duhet të dalin nga vetja për të fituar këtë përballje
“Normalisht se para gjitha derbive, sidomos në këtë derbi, në ndeshje e radhës, atmosfera në ekip është mjaft e madhe dhe të gjithë e dijmë se çka duhet të bëjmë ditën e nesërme. Normalisht si çdo vit edhe këtë vit Shkëndija është e formuar për të dalë kampion në fund, prandaj mendoj se o fitojmë ose mësojmë dhe mendoj se pas të gjitha ndeshjeve ku nuk mund të fitojmë, patjetër që duhet të mësojmë që gabimet e njëjta mos t’i përsërisim. Besoj se mesazhin e dijnë të gjithë. Të vijnë sa më shumë në numër. Këto ndeshje janë ndeshje që luhen për tifozë, që luhen për qytetin dhe e dijmë shumë mirë se sa është e rëndësishmë ndeshja e nesërme për të gjithë qytetarët, për tifozët tonë, për “Ballistët”. Është më shumë se një ndeshje. Dhe ne si futbollist duhet të dalim nga vetja”, u shpreh Adili.
Përballja Shkëndija – Vardarit luhet në Tetovë me fillim në orën 14:00.