Mevlan Adili largohet nga Shkëndija

Mevlan Adili largohet nga Shkëndija

Shkëndija dhe mbrojtësi Mevlan Adili kanë vendosur të përfundojnë bashkëpunimin e tyre, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm me respekt të madh për atë që është arritur së bashku gjatë viteve.

MARKETING

Adili, 31-vjeçar, ka qenë pjesë e Shkëndijës në tri periudha të ndryshme, duke lënë një gjurmë të thellë në historinë e klubit falë profesionalizmit, përkushtimit dhe karakterit të tij të fortë. Me fanellën kuqezi, ai ka fituar tre tituj kampion, duke kontribuar në suksese të rëndësishme që do të mbeten të paharrueshme për klubin dhe tifozët.

Shkëndija i uron Mevlan Adilit shumë suksese në vazhdim të karrierës dhe fat të mbarë në çdo hap të jetës së tij.

MARKETING