Messi në stilin e Beckhamit, rikthimi te Barça lëvizje e pastër marketingu

Messi në stilin e Beckhamit, rikthimi te Barça lëvizje e pastër marketingu

Lajmi për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te Barcelona ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv. Inter Miami humbi kualifikimin në play-off në Major League Soccer, edhe për shkak të mungesave të tij.

Në katër ndeshjet e para të luajtura Leo fitoi tri dhe barazoi një, ndërsa me Cincinnatin luajti vetëm 35 minuta dhe ishte humbja e vetme në MLS, që, megjithatë, shërbeu që të mos merrte pjesë në play-off.

Pra, nga tani deri në mars, Messi, në fakt, do të shkonte me pushime. Por të shohësh Messin të kthehet në Barça do të ishte e jashtëzakonshme.

Beckham mund të jetë emri i duhur për ta parë atë përsëri në Evropë. Sepse kjo do të ishte një lëvizje e zgjuar marketingu.

Vetë anglezi e bëri këtë në vitin 2009, kur shkoi në Milano duke luajtur 18 ndeshje me fanellën kuqezi.

E përsëriti vitin pasardhës, por me më pak paraqitje (vitin 2013 te Paris Saint Germain). Këto nuk janë vetëm lidhje futbolli, por edhe tregtare.

Rikthimi i Messit te Barça është një negociatë që kërkon shumë impenjim, veçanërisht me shpresën për ta mbajtur për pjesën e dytë të sezonit, me idenë që të kthehet në korrik në MLS.

MARKETING