Messi me dy asiste, Inter Miami barazon me New York City

Leo Messi po vazhdon me formë të lartë edhe në sezonin e ri në MLS.
Pasi shënoi gol në ndeshjen e kaluar, ylli argjentinas dhuroi dy asiste mbrëmë në barazimin 2:2 të Inter Miamit ndaj New York City, në xhiron e parë të sezonit të ri.
Aviles kaloi Inter Miamin në epërsi në minutën e pestë, pas asistimit nga Leo Messi.
Por, gjërat morën kahje tjetër në minuitën e 23-të, kur Aviles u ndëshkua me karton të kuq.
Tre minuta më pas, New York City arriti të barazonte rezultatin nëpërmjet Ilenic.
Martinez e përmbysi rezultatin dhe kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 55-të, teksa deri në fund gola më nuk pati.
E në minutën e 10-të shtesë, Messi doli sërisht në skenë për të asistuar për Segovia që shënoi golin e barazimit.