Mësohet identiteti i shtetasve të RMV-së që humbën jetën në aksidentin në Itali

Mësohet identiteti i shtetasve të RMV-së që humbën jetën në aksidentin në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar aksidentin e mbrëmshëm në Itali, në të cilin jetën e kanë humbur tre shtetas të RMV-së. Nga MPJ njoftojnë se bëhet fjalë për Z.S (33), A.K (31) dhe V.I (30).

“Ju informojmë se mbrëmë, në qytetin Nica Monferrato, në provincën italiane të Astit, pjesë e rajonit Piemonte, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale për katër pjesëmarrësit, tre prej të cilëve është konstatuar se janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ambasada në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Venecie janë në kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet kompetente të Italisë, nga ku është marrë konfirmimi verbal për shtetasit tanë të ndjerë, si dhe për të dhënat e tyre. Bëhet fjalë për Z.S. – 33 vjeç nga Makedonska Kamenica, A.K. – 31 vjeç nga fshati Sasa, si dhe V.I. – 30 vjeç nga fshati Peklani, Vinicë”.

MARKETING