Mesi apo Jamal, cili është më i miri në moshën 18 vjeçare?

Mesi apo Jamal, cili është më i miri në moshën 18 vjeçare?

Lamin Jamal tani ka mbushur 18 vjeç, por si krahasohen statistikat e tij me ato të Lionel Mesit në të njëjtën moshë? Duke marrë parasysh se ai sapo ka mbushur 18 vjeç, karriera që Jamal ka pasur, tashmë është suprizuese.

 

Ai ka fituar pesë trofe të mëdhenj me Barcelonën dhe Spanjën dhe është projektuar si një nga lojtarët më të mirë në Botë. Sigurisht, kjo nuk është garanci që ai do të vazhdojë të bëhet po aq i mirë sa Mesi, por shenjat e hershme janë jashtëzakonisht premtuese. Në moshën 18- vjeçare, ai tashmë ka grumbulluar 127 paraqitje për klubin dhe kombëtaren, duke prodhuar një kontribut të madh prej 74 golash gjatë kësaj kohe.

Si Spanja, ashtu edhe Barcelona do të duhet të jenë të kujdesshme për të mos e mbingarkuar atë në një moshë kaq të re, por pasi tashmë e ka vendosur veten si një lojtar i klasit botëror, si dhe është një nga emrat kryesorë në ekip. Sapo bëri debutimin e tij për Barcelonën në moshën 16-vjeçare, dita-ditës, adoleshenti ka shtuar forcën. Pas një sezoni të mirë në 2024-25, ai është ndër favoritët e “Topit të Artë” për këtë vit, megjithëse aktualisht është pas Osman Dembele të PSG-së në renditjen e arritjeve të “Planet Football”.

Në krahasim, Mesi sapo e kishte bërë emrin e njohur në botë teksa festonte ditëlindjen e tij të 18- të. Sulmuesi argjentinas bëri debutimin e tij në moshën 17- vjeçare dhe deri në ditëlindjen e tij të 18-të, ai bëri vetëm nëntë paraqitje me ekipin e parë. Që do të thotë 118 ndeshje më pak sesa Jamal, në të njëjtën moshë. Pas mbushjes 18 vjeç, Mesi kishte shënuar vetëm një gol si profesionist dhe ai nuk kishte prodhuar asnjë asist në atë fazë të karrierës së tij.

Sigurisht, gjërat u ngritën shpejt për Mesin që nga ajo pikë e tutje. Ai u bë ylli më i njohur i ekipit të parë në 2005-06 dhe në vitin 2007 ai po diskutohej gjerësisht se ishte një nga lojtarët më të mirë në planet. Në rastin e Mesit, ai ishte në kulmin e fuqive të tij të golave kur mbushi 24 vjeç. Nëse Jamal ndjek hapat e tij, ai ka ende gjashtë vjet të tjera derisa të arrijë atë fazë.

Vetë Mesi e ka ndjekur karrierën e Jamalit nga larg dhe ai e vlerëson yllin e Barcelonës si një nga lojtarët më të mirë të të ardhshmes. “Ka një brez shumë të mirë futbollistësh të rinj që kanë shumë vite përpara tyre”, tha Mesi në një ngjarje të “Adidas” vitin e kaluar. “Nëse më duhet të zgjedh dikë, për shkak të moshës dhe për shkak të së ardhmes që ai ka, mendoj Lamin Jamal. Jam dakord që varet nga ai dhe shumë gjëra, sepse kështu është futbolli, por, ai është i tashmja dhe padyshim përpara ka një të ardhme të madhe”, thoshte Mesi asokohe.

MARKETING