Mesazhi i Reisit për Ramazanin: Nuk mjafton të heshtë stomaku, duhet të heshtë edhe e keqja në ne
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai të gjithë besimtyarëve mysliman në vend dhe në mërgim I uron një Ramazan të begatë, agjërim të lehtë dhe të pranuar. Ai tha se Ramazani nuk është periudhë e zakonshme kohore, ai vjen si thirrje për qetësi të brendshme dhe për riorganizim të jetës rreth asaj që është thelbësore. Fetai tha se agjërimi synon transformimin e karakterit.
SHAQIR FETAI, KRYETAR I BFI-SË
“Agjërimi synon transformimin e karakterit. Nuk mjafton të heshtë stomaku; duhet të heshtë edhe e keqja në ne. Nuk mjafton të largohemi nga ushqimi; duhet të largohemi nga përçarja, shpifja dhe arroganca….. Përmes agjërimit, ne mësojmë mirënjohjen për begatitë që shpesh i marrim si të mirëqena, ndiejmë më afër hallet e atyre që janë në nevojë dhe forcojmë përgjegjësinë ndaj njëri-tjetrit. Bujaria, mëshira dhe ndihma ndaj atyre që kanë nevojë janë shprehje konkrete e besimit dhe e agjërimit”. /SHENJA/

