Merz shprehet optimist përpara raundit të dytë në Bundestag: Jam i sigurt, do ia dalim shumë shpejt!

Friedrich Merz shprehu optimizmin e tij se ai do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit në Bundestag, i cili do të zhvillohet pak pas orës 16:00.
Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar CDU/CSU, Merz tha:
“Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me demokracinë. Jam i sigurt se se do ia dalim shumë shpejt”, tha Merz, sipas Bild , duke shtuar se është e rëndësishme të “shikojmë përpara” pas disfatës së mëngjesit, por edhe të “kontaktojmë kolegët e mi të SPD-së”.
Tregues i optimizmit të tij për fitoren është mesazhi që ai i dërgoi Presidentit francez Emmanuel Macron, se udhëtimi i tij i planifikuar në Paris do të zhvillohet normalisht.
“Do t’i përmbahem orarit tim, duke filluar nga nesër“, thuhet se i komunikoi Merz, presidentit francez.