Merret vendim për ndërprerjen e përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD

Merret vendim për ndërprerjen e përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD

Republika e Maqedonisë së Veriut përmes strukturave dhe organeve për menaxhim me mjetet e instrumentit IPA/IPARD të Bashkimit Evropian solli vendim për ndërprerje të përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD.

Nga atje sqarojnë se ky vendim vjen pas zhvillimeve aktuale me Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Komisioni Evropian dhe shërbimet në Bruksel u njoftuan për këtë vendim në të njëjtën ditë, të cilat raportuan dhe përshëndetën vendimin e Strukturave Kombëtare.

“Qëllimi është të ofrohet siguri se sistemi i krijuar garanton ligjshmërinë dhe rregullsinë e pagesave IPARD, si dhe ekzistencën e masave efektive për të mbrojtur nga mashtrimet dhe korrupsioni.

Aktualisht, Strukturat Kombëtare për Menaxhimin e Fondeve nga Instrumenti IPA/IPARD tashmë po ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë që lidhen me zhvillimet aktuale.

Republika e Maqedonisë ka marrë nga Komisioni Evropian të drejtën për të decentralizuar menaxhimin e fondeve nga Instrumenti IPA/IPARD që nga viti 2009”, thonë nga Ministria e Financave në një deklaratë.

MARKETING