Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën – has në reagim postimi i Mickoskit

Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën – has në reagim postimi i Mickoskit

Kryeministri i Maqedondisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet në Tiranë. Por ajo që bie në sy është se në njoftimin e tij për pjesëmarrje në Samit, Mickoski askund nuk e përmend Tiranën ose Shqipërinë.

MARKETING

Në njoftimin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se pjesëmarrja e tij në Samit është konfirmim i angazhimit për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e një fqinjësie të qëndrueshme dhe të begatë.

“Sot mora pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, së bashku me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti i kushtohet promovimit të bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe afrimit me BE-në, duke theksuar rëndësinë e veprimit të përbashkët përballë sfidave me të cilat përballet kontinenti ynë”.

“Në diskutimin e hapur u shkëmbyen pikëpamje mbi temat kryesore për forcimin e lidhjes së rajonit me pjesën tjetër të Evropës. Prania dhe pjesëmarrja jonë në këtë Samit është një konfirmim i angazhimit tonë për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e një fqinjësie të qëndrueshme dhe të begatë”, ka shkruar Mickoski, duke mos përmendur vendin në të cilin mbahet samiti.

Ky postim i tij është marrë edhe me tallje nga disa komentues në faqen e tij, të cilët i kanë shkruar se janë të vetëdijshëm se vendi i mbajtjes së Samitit është Shqipëria, gjegjësisht Tirana.

MARKETING