Merko: Nuk do ta mbështes kandidatin e AKI-së në balotazh

Merko: Nuk do ta mbështes kandidatin e AKI-së në balotazh

Kryetari aktual i komunës së Strugës, Ramiz Merko është shprehur se ai nuk do ta mbështes kandidatin e AKI-së, në garën për zgjedhjet lokale.

Merko tha se Lista e Pavarur do të ketë së shpejti një mbledhje dhe më pas do të merren vendime që do të bëhen publike për qytetarët

Ja dhe reagimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Strugës, mbështetës të vërtetë dhe besnikë!

​Ju flas sot, direkt dhe me seriozitetin maksimal, për të shkatërruar menjëherë një valë të re spekulimesh dhe zëra të fabrikuar që synojnë të dëmtojnë besimin tuaj.

​Po qarkullojnë thashetheme se unë, Ramiz Merko, do të mbështes kandidatin e AKI-së në raundin e dytë.

​Dua ta theksoj prerë:

​UNË, RAMIZ MERKO, NUK DO TË MBËSHTES KANDIDATIN E AKI-së NË BALOTAZH.

​Kjo është një thashethemë e ulët e atyre që tashmë janë humbës dhe duan të manipulojnë votën.

​Lista e Pavarur, dëshmoi besnikërinë tuaj me votë masive, është një lëvizje serioze dhe e vendosur. Vendimet e Listës së Pavarur nuk merren me zëra, por me konsultime të thella.

​Për këtë arsye:

  • ​LISTA E PAVARUR do të mbajë së shpejti një mbledhje me të gjithë kandidatët për këshilltarë dhe mbështetësit kyç.
  • ​Pas këtij takimi, ZËDHËNËSI ZYRTAR i Listës së Pavarur do të dalë me një Deklaratë të Qartë, duke cituar të gjitha pikat e vendosura dhe kandidatin që do të mbështesin në raundin e dytë.

​Mos lejoni askënd t’ju hutojë. Vlerësoni vetëm fjalën zyrtare të Listës së Pavarur.

Struktura flet vetëm kur vendoset me Seriozitet, Qetësi, Besnikëri

 

MARKETING