Mërgata në Zvicër në takim me Arben Taravarin dhe VLEN-in

Mërgata në Zvicër në takim me Arben Taravarin dhe VLEN-in

Një numër i madh i mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër kanë qenë tē pranishëm në tubimin e koalicionit VLEN dhe kandidatit të tyre për president Arben Taravari.

Një pjesë e tyre janë zotuar se do të vijnë në mënyrë të organizuar për t’a votuar opozitën shqiptare në Maqedoni.

Ndërkohë, drejtuesit e Koalicionit VLEN janë shprehur se ndryshimi dhe rotacioni demokratik janë të domosdoshëm për një progres dhe zhvillim të shqiptarëve në Maqedoni.

MARKETING