Mercedes dominon në Kanada, dy makinat McLaren përplasen në fund, zhgënjen Ferrari

Mercedes dominon në Kanada, dy makinat McLaren përplasen në fund, zhgënjen Ferrari

MARKETING

George Russell me Mercedes fitoi garën e Cmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Montreal. Një garë që u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë pas aksidentit të Lando Norris 4 xhiro nga fundi, në një kontakt me shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri.

MARKETING

Sample Image

Ky ishte momenti i vetëm intersant i një garë deri diku e mërzitshme, e dominuar nga Mercedes, që përveç Russell ngjiti në podium edhe Kimi Antonelli (i treti). Piloti italian për herë të parë në karrierën e tij ngjitet në podium, duke përballuar sulmet e makinave McLaren në fundin e garës.

Mes dy makinave Mercedes u klasifikua Max Verstappen me Red Bull (i dyti), që edhe pse u përpoq deri në fund nuk arriti dot të kapë Russell. Britaniku ishte shumë i shpejtë dhe e meritoi fitoren e parë sezonale për të dhe makinën gjermane.

Në vendin e katërt u rendit Oscar Piastri. Piloti australian i McLaren arriti t’i mbijetojë sulmit të Norris në xhirot e fundit dhe falë 12 pikëve të marra sot thellon diferencën në renditje.

Në vendet 5-6 u renditën dy makinat Ferrari (Leclerc para Hamilton), që për asnjë moment nuk patën mundësi të duelonin për podiumin, në një garë pa shumë emocione.

MARKETING