Mendjen te Europa, Shkëndija ndalet në barazim nga Arsimi

Mendjen te Europa, Shkëndija ndalet në barazim nga Arsimi

Shkëndija nuk arriti të justifikojë rolin e favoritit në ndeshjen e javës së tretë të elitës, duke barazuar pa gola ndaj Arsimit, raporton Shenja.

Takimi ishte dinamik dhe me raste të shumta për shënim nga të dyja skuadrat, por në fund munguan golat, kryesisht falë pritjeve të sigurta të portierëve në të dy kampet.

Kuqezinjtë duket se e kishin mendjen te përballja e kthimit ndaj Ludogoretsit në Razgrad, ku do të kërkojnë një kualifikim historik për në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Në këtë ndeshje, debutoi me fanellën e Shkëndijës edhe përforcimi i ri, Athe Mazari.

Ndërkohë, xhiroja e tretë e kampionatit do të mbyllet të hënën me dy duele interesante: Bashkimi – Tikveshi dhe Pelisteri – Shkupi. /SHENJA/

MARKETING