Memorandum për bashkëpunim më intensiv ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Këshillit Euro-Atlantik

Memorandum për bashkëpunim më intensiv ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Këshillit Euro-Atlantik

Ministrja Sllavjanka Petrovska dhe kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut Ismet Ramadani sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, i cili parasheh një numër të madh të aktiviteteve të përbashkëta me një qëllim kryesor – zhvillimi i demokracisë dhe përforcimi i vlerave euroatlantike në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur MM-ja.

Ministrja Petrovska në takim porositi se sektori joqeveritar ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe theksoi se si edhe deri tani, Ministria e Mbrojtjes mbetet partner i përkushtuar në realizimin e aktiviteteve të kësaj organizate.

“Këshilli Euro-Atlantik është shtylla e atlanticizmit në shtet. Puna juaj e përkushtuar në përhapjen e vlerave euroatlantike, veçanërisht tek të rinjtë të cilët janë edhe liderët tanë të ardhshëm është e një rëndësie vendimtare për zhvillimin e shoqërisë sonë moderne, evropiane dhe demokratike”, tha ministrja dhe shtoi se Këshilli Euro-Atlantik   gjithmonë  Ministrinë mund ta shohë si partnere dhe mbështetëse e fortë.

Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik, Ramadani, shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga ministrja Petrovska dhe Ministria dhe porositi  se së bashku dhe të bashkuar mund t’i vendosim vlerat euroatlantike te popullata e re, e cila tregon një interesim të fortë për gjithçka që përfaqëson Aleanca   dhe rolin e saj në mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit të territorit të NATO-s.

“Ramë dakord t’i bashkojmë forcat për promovimin e vlerave euroatlantike, përforcimin  e kapaciteteve dhe përshpejtimin e reformave, si dhe mbështetje të plotë për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës. Në periudhën e ardhshme do të punojmë në shumë projekte, trajnime dhe iniciativa të përbashkëta përmes disa programeve për grupe të ndryshme të qytetarëve. Tashmë nga fundi i marsit të vitit 2023 është planifikuar mbajtja e përbashkët e disa ngjarjeve me rastin e anëtarësimit në NATO dhe Ditës së NATO-s”, theksoi Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-Atlantik gjatë nënshkrimit të Memorandumit.

Memorandumi për bashkëpunim përfshin një grup më të madh të aktiviteteve të përbashkëta mes të cilave edhe mbështetjen e ndërsjellë në aktivitetet për t’u përballur me kërcënimet hibride, veçanërisht luftën kundër dezinformatave që kanë potencial t’i minojnë vlerat dhe liritë demokratike, thuhet në kumtesën e MM-së.

MARKETING