Meksika vijon të përfshihet nga moti i keq, 45 të vdekur dhe 47 të zhdukur nga uragani Otis

Të paktën 45 persona kanë humbur jetën dhe 47 janë të zhdukur pasi uragani “Otis” i kategorisë së pestë goditi shtetin meksikan të Guerrero javën e kaluar, shkruan The Guardian.
Uragani goditi Akapulkon duke përmbytur qytetin, duke shkatërruar shtëpitë, hotelet dhe bizneset, duke zhytur automjetet dhe duke ndërprerë komunikimet, si dhe lidhjet rrugore dhe ajrore.
Ministria e Punëve të Jashtme të Meksikës njoftoi se deri më sot kanë arritur të evakuojnë 263 të huaj nga nëntë vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Acapulco, pa specifikuar nëse ky numër është përfundimtar.