Meksika, ndalesa e radhës në Formula 1
Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 20-të të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Meksikës, raporton Anadolu.
Gara do të zhvillohet me 71 xhiro në pistën “Hermanos Rodriguez” me një gjatësi prej 4.3 kilometrash në kryeqytetin Meksiko. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 23:00 ndërsa gara të dielën më 26 tetor në orën 21:00 sipas kohës lokale.
Deri më tani në garat e zhvilluara këtë sezon në F1, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 7 fitore ndërsa Lando Norris dhe kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen nga 5 dhe piloti i Mercedesit, George Russell dy fitore.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:
– Pilotët
1. Oscar Piastri (Australi): 346
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 332
3. Max Verstappen (Holandë): 306
4. George Russell (Britani e Madhe): 252
5. Charles Leclerc (Monako): 192
– Ekipet
1. McLaren: 678
2. Mercedes: 341
3. Ferrari: 334
4. Red Bull Racing: 331
5. Williams: 111

