Mediet italiane: Zhegrova te Napoli

Ylli kosovar i futbollit, Edon Zhegrova, është shumë pranë transferimit të bujshëm në Serie A.
Sulmuesi kosovar i Lilles duket se brenda pak ditësh do të largohet nga skuadra franceze dhe do të transferohet tek gjiganti italian, Napoli.
Sipas medieve italiane, kampionët e Italisë janë në fazën përfundimtare të bisedimeve për të finalizuar marrëveshjen me futbollistin. Madje, thuhet se kanë mbetur vetëm detajet e vogla për t’u zyrtarizuar kalimi i ylli të ‘Dardanëve’ tek ‘napolitanët’.
Zhegrova, i cili nuk ka luajtur që nga nëntori i vitit 2024 për shkak të një lëndimi, tashmë është i rikuperuar dhe i gatshëm për rikthim në fushë.
Në rast se Zhegrova transferohet në ‘Diego Maradona’, do t’i bashkohet Amir Rrahmanit, me të cilin ndan edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Kalimi i mundshëm i Zhegrovës në Napoli do të ishte një hap i madh në karrierën e tij dhe një tjetër sukses për futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.