Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Carlo Ancelotti pritet të largohet nga roli i trajnerit të Real Madridit dhe të marr drejtimin e kombëtares së Brazilit, sipas raportimeve të fundit nga Spanja.

Burimë pranë Valdebebas kanë raportuar se 65-vjeçari, i cili ka një kontratë me Madridin deri në vitin 2026, tashmë i ka informuar pjesëtarët e skuadrës për qëllimin e tij për t’u larguar.

Ancelotti pritet ta përfundojë sezonin në La Liga para se të marr drejtimin e Brazilit në qershor, që do të thotë se ai nuk do të jetë i përfshirë në Kupën e Botës për Klube në verë.

Real Madridi do të duhet të emërojë një trajner të përkohshëm, me drejtorin Santiago Solari një kandidat i mundshëm ose një trajner të përhershëm, me Xabi Alonson që është favorit kryesor.
Djali i Ancelottit, Davide, ka vendosur që të ndjekë një karrierë si trajner kryesor dhe do t’i bashkohet babait të tij tek Brazili vetëm në rast se nuk merr ndonjë ofertë atraktive diku tjetër.

Federata e Futbollit të Brazilit (CBF) ka qenë në ndjekje të Ancelottit për tash e sa kohë dhe ata kanë shpresë që italiani do të nënshkruajë një kontratë afatshkurtë sapo të finalizohet largimi i tij nga Spanja.

Bisedimet po vazhdojnë dhe bisedime të mëtejshme pritet të zhvillohen më vonë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Ancelotti mund të nënshkruajë kontratën me Brazilin javën e ardhshme.

Në ndërkohë CBF kishte konsideruar gjithashtu edhe kandidatë të tjerë duke përfshirë Jorge Jesus, por Ancelotti kishte qenë objektivi i tyre kryesor.

Madridi tani do të fillojë kërkimet për një trajner të ri dhe Alonso i cili ka mbajtur kontakte me klubin gjatë muajve të fundit është një kandidat i fortë për të marr drejtimin e ‘Los Blancos’.

MARKETING