Mediat botërore raportojnë për protestat në Shqipëri- Kryeministri Rama nuk pranon dorëheqjen, përkundër përshkallëzimit të situatës

Mediat botërore raportojnë për protestat në Shqipëri- Kryeministri Rama nuk pranon dorëheqjen, përkundër përshkallëzimit të situatës

Mediat në botë i kanë dhënë jehonë protestes që po mbahet në Shqipëri, e që ditëve të fundit ka agravuar me të madhe, në secilin cep të Tiranës.

MARKETING

Shik.mk

Kjo protestë ka marrë vëmendje sidomos në kërkesat konkrete të studentëve, e që është ndërrimi i qeverisë, saktësisht, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Të çështja e dorëheqejës gjatë ditës së sotme u ndal Reuters, duke thënë se Edi Rama ka hedhur poshtë këto thirrje, edhe pse rrëmuja nëpër kryeqytet po vazhdon, shkruan Telegrafi.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama hodhi poshtë të enjten thirrjet për të dhënë dorëheqjen, ndërsa mijëra protestues të udhëhequr nga studentët thyen dritare dhe u përleshën me policinë e trazirave që përdorte topa uji dhe gaz lotsjellës në kryeqytet” thuhet ndër tjera në raportimin e Reuters.

Kurse, Associated Press tha se protestat që kanë nisur që nga koha e flamingove, janë përshkallëzuar, duke bërë thirrje që qeveria të ndërrohet, pasi, ka rënduar gjendjen ekonomike, por, edhe nuk ka bërë ndonjë reform në arsim.

Sipas AP, studentët duan të rrijnë në Shqipëri e jo të migrojnë jashtë saj.

Për protestën ka shkruar edhe The Guardian, duke ia vënë artikullit titullin “Kryeministri i Shqipërisë zotohet të mos japë dorëheqjen për shkak të protestave të udhëhequra nga studentët”.

Nga ana tjetër The Gurdian tregoi edhe bliancin e të lënduarve dhe të shoqëruarve në polici, duke e vënë në kohë reale raportimin se çka po ndodh në Shqipëri.

MARKETING