Media serbe: Sulmin terrorist në Moskë e organizoi CIA

Media serbe: Sulmin terrorist në Moskë e organizoi CIA

Gazeta serbe Informer, e cila është e kontrolluar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka vendosur një lajm në ballinën e saj, ku thotë se pas sulmit terrorist në Moskë fshihet inteligjenca amerikane, CIA.
Ndërsa Novosti që po ashtu është medium krejtësisht i kontrolluar nga presidenti serb dhe qeveria serbe vazhdon akuza ndaj Ukrainës për këtë sulm.
Menjëherë pas sulmit në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë të Rusisë natën e 22 marsit, përgjegjësia për krimin u mor nga një degë e të ashtuquajturit Shteti Islamik, i cili e quan veten “Shteti Islamik Provinca e Khorasanit” (ISIS-K).

Deklarata u publikua nga agjencia e lajmeve Amaq e lidhur me ISIS dhe u shpërnda në platformën e mesazheve Telegram.

Ndërsa vetë Putin ka akuzuar Ukrainën por edhe SHBA-të dhe Britaninë.

MARKETING