Media serbe ‘detyrohet’ ta përdorë flamurin e Kosovës pas shortit të play-offit

Media serbe ‘detyrohet’ ta përdorë flamurin e Kosovës pas shortit të play-offit

Një situatë e pazakontë ka përfshirë mediat serbe, të cilat u gjendën “të detyruara” të publikojnë flamurin e Republikës së Kosovës pas shortit të play-offit për Kupën e Botës.

Pas shpalljes së shortit, portale si “b92.net” ndanë grafikat zyrtare të publikuara në arenën ndërkombëtare, ku paraqiteshin çiftet gjysmëfinale dhe rruga drejt finales. Natyrisht, edhe Kosova u shfaq në ato grafikë – bashkë me flamurin e saj shtetëror.

Ky detaj i vogël mjaftoi që në Serbi të shpërthenin reagimet. Shumë lexues serbë kërkuan që mediat të mos publikojnë simbolet zyrtare të Kosovës, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tyre.

Edhe pse duhej të transmetonte materialet zyrtare ndërkombëtare, “b92.net” tentoi të distancohej duke e quajtur Kosovën “Kosova e ashtuquajtur”, një frazë e njohur që përdoret për të mohuar sovranitetin e saj – ndërkohë që portali publikonte flamurin e Kosovës dhe pranonte pjesëmarrjen e saj në play-off.

Frustrimi në Serbi është i dukshëm. Kombëtarja serbe ka dështuar të kualifikohet si në Kupën e Botës, ashtu edhe në fazën e play-offit. Ndërkohë, kualifikimi i Kosovës ka shtuar pakënaqësinë dhe sikletin në opinionin publik serb, ku ende refuzohet realiteti politik dhe sportiv.

Për herë të parë, edhe ata që mohojnë ekzistencën e shtetit të Kosovës nuk patën asnjë mundësi shmangie – u desh ta shikonin flamurin e Kosovës, të publikuar qartë, në ngjyrat që ata mundohen t’i injorojnë çdo ditë.

 

MARKETING