Më shumë shi në Krushevë 25 litra për metër katror
Më shumë shi, 25 litra për metër katror në 24 orët e fundit, kanë rënë në Krushevë, 23 litra në Tetovë, 17 në Vinicë, 16 në Ohër, 15 në Llazaropole, 14 në Hanet e Mavrovës, 13 në Pozharanë, 11 në Berovë dhe Prilep, 10 në Strumicë, nëntë në Shkup-Petrovec dhe Shtip, tetë në Demir Kapi, Gjurishtë dhe Topollçan, shtatë në Pretor dhe Dojran, pesë në Shkup-Zajçev Rid dhe Kriva Pallankë, katër në Manastir, ndërsa dy litra në Gjevgjeli.
Më ftohtë në mëngjesin e sotëm është në Llazaropole dhe Kodër të Diellit, ku janë matur -1 gradë, në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë një gradë, në Berovë tre gradë, pesë gradë janë matur në Ohër, Kriva Pallankë dhe Pretor, gjashtë në Shkup-Petrovec, Tetovë, Prilep, Strumicë dhe Demir Kapi, shtatë në Shtip, Manastir dhe Vinicë, tetë në Shkup-Zajçev Rid dhe Dojran dhe nëntë gradë në Gjevgjeli.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë Se në Kodër të Diellit ka shtresë bore prej 12 centimetrave, ndërsa në Llazaropole pesë centimetra.
Në gjysmën e parë të natës ka qenë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në gjysmën e dytë të natës dhe mëngjesin e sotëm është kryesisht me vranësira me reshje të shiut, ndërsa në disa zona malore në pjesët veriperëndimore ka reshje të borës.
Moti sot do të jetë me vranësira dhe më i freskët me reshje të shiut, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme, sidomos paradite në pjesët perëndimore, ku në zonat malore më të larta reshjet do të jenë nga bora. Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e bubullimave. Pasdite vranësirat do të pakësohen dhe reshjet gradualisht do të ndalen. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare përgjatë Vardarit erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, me vranësira me reshje të shiut, të cilat pasdite do të ndalen dhe vranësirat do të pakësohen. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.