Me “shportën shkollore” mbështetja 750 – 2.000 denarë për nxënës

Me “shportën shkollore” mbështetja 750 – 2.000 denarë për nxënës

Mbështetja prej 750 deri në 2.000 denarë për një nxënës nga një familje mundësoi të a.sh. “shportë shkollore”, e cila ka përfunduar me datë 20 të këtij muaji.

Siç tha sot zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, pas përfundimit të shportës së vjeshtës, Qeveria do të dalë me të dhëna zyrtare edhe për mbështetjet sipas kësaj baze.

“Me shportën shkollore ulja e çmimit të produkteve ishte rreth 20-50 për qind ose mesatarisht 25 deri në 30 për qind. Mbështetja për nxënës është 750 – 2.000 denarë. Pas përfundimit të shportës së vjeshtës, do të dalim me të dhëna zyrtare për sasinë e mbështetjes të një familjeje mesatare për prodhime bazë ushqimore dhe bujqësore”, potencoi Risteski në konferencën për shtyp të Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë.

Shporta shkollore u prezantua më 3 shtator si masë ekonomike, ndërsa përfshinte çanta shkollore, pajisje, fletore, blloqe, lapsa dhe stilolapsa, goma për fshirje, markerë dhe ngjyra, mprehëse, vizore, letër për fotokopje, ngjyra nga vaji, akrilikë, ngjyra uji dhe brusha, materiale lineare dhe didaktike… Qëllimi ishte shitja e këtyre produkteve me çmime të përballueshme për konsumatorët.

Shporta e vjeshtës është publikuar më 20 shtator, ndërsa duhet të zgjas deri më 31 tetor. Ka të bëjë me oriz, miell, makarona, vaj, qumësht, kos, produkte të qumështit, perimet dhe frutat.

 

MARKETING