Më së shumti borë dhe më së ftohti në Kodrën e Diellit
Temperatura minimale më e ulët këtë mëngjes është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku termometri ka shënuar -4 gradë Celsius, ndërsa temperatura më e lartë është matur në Gjevgjeli, me 6 gradë Celsius, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Shkup.
Në Shkup, temperatura e mëngjesit ishte -3 gradë Celsius, ndërsa në Tetovë dhe Mavrovë u shënuan -2 gradë. Në Shtip dhe Berovë temperatura ishte -1 gradë Celsius, ndërsa 0 gradë u regjistruan në Shkup, Kumanovë, Demir Kapi, Kavadar dhe Krushevë.
Temperatura mbi 1 gradë Celsius janë shënuar në Kriva Pallankë, Prilep, Strumicë, Veles, Ohër, Manastir dhe Vinicë.
Sa i përket reshjeve të borës, trashësia më e madhe është regjistruar në Kodrën e Diellit me 25 centimetra borë, ndërsa në Mavrovë dhe Krushevë janë matur nga 7 centimetra borë.

