Më i miri i ndeshjes, Valverde batutë me Ancelottin dhe elozhe për Mbappe

Më i miri i ndeshjes, Valverde batutë me Ancelottin dhe elozhe për Mbappe

Federico Valverde shënoi dy gola në suksesin 3-2 të Real Madrid në miqësoren ndaj Milanit. Që u zhvilluan në Kaliforni. Mesfushori uruguaian ka një raport fantastik me trajnerin Carlo Ancelotti.

Ky i fundit deklaroi përpara fillimit të sezonit të kaluar se do të hiqtë dorë nga posti i trajnerit nëse Valverde nuk shënonte minimalisht 10 gola. Karikimi i italianit dha efekt, pasi 25-vjeçari e realizoi objektivin e vendosur prej tij.
Ky i fundit ishte protagonisti i madh në Pasadena dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Milan-Real Madrid. Teksa pas ndeshjes nuk e kurseu batutën në lidhje me Ancelottin.
“Jam shumë i motivuar dhe kam të njëjtën dëshirë si gjithmonë. Ancelotti? Nuk e di sa gola të më kërkojë Ancelotti këtë sezon pas dygolëshit që i shënova Milanit.
Ndihem shumë rehat dhe komod te Reali. Shokët e skuadrës më shfaqin çdo ditë anët e tyre më të mira”, theksoi Valverde, i cili dy ditë më parë festoi 25-vjetorin e lindjes.

“Ndjeva dashuri të madhe në ditën e lindjes. Është shumë bukur të jesh pjesë e këtij grupi”, theksoi mesfushori i Real Madrid dhe kombëtares së Uruguait.

Në fund një koment për Kylian Mbappe, të cilin mund të ketë shok skuadre në ditët e ardhshme: “Ai është një nga futbollistët më të mirë në botë. Dhe kështu do të vazhdojë për shumë vite. Si tifoz, më pëlqen ta shikoj duke luajtur“.

MARKETING