Më ftohtë në Kodrën e Diellit – 16, në Mavrovë – 14, në Krushevë – 13 gradë
Mëngjesi më i ftohtë është në Kodrën e Diellit me -16 gradë, në Mavrovë Hanet e Mavrovës janë matur -14, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -11, në Berovë -10, në Manastir, në Prilep dhe Ohër – 9, në Tetovë dhe Strumicë – 8, në Shkup-Petrovec – 7, në Demir Kapi – 6, Kumanovë, Kavadar dhe Veles – 5 dhe në Gjevgjeli – 1, bëri të ditur DPHM.
Në Kodrën e Diellit ka edhe 26 centimetra borë, ndërsa në Krushevë 15.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në vende përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore herë pas here erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej – 4 deri në 3 gradë.
Në Shkup, kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në mëngjes në disa pjesë të luginës herë pas here erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 1 gradë.

