Më ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Kodër të Diellit

Më ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Kodër të Diellit

Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë, -3 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, 39 centimetra.

Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 janë matur -1 gradë në Manastir, 0 Kodër të Diellit, Llazaropolë, 1 Kriva Pallankë, Shtip, 2 Shkup – Petrovec, Strumicë, Kumanovë, Kavadar, Prilep, Pretor, 3 Shkup – Zajçev Rid, Dibër, Tetovë, Ohër, 4 Krushevë, Veles, Vinicë, Hanet e Mavrovës, Demir Kapi, si dhe 8 gradë në Gjevgjeli.

Lartësia e shtresës së borës është 27 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe 3 në Krushevë.

Sipas DPHM, sot në lugina në pjesën më të madhe të ditës moti do të jetë i qetë me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Në pjesët e tjera mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 6 deri 15 gradë. Në Shkup kryesisht vranët dhe qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë deri 7 gradë.

MARKETING