Më 9 dhjetor mbahet seanca plenare për shqyrtimin e Buxhetit 2026
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska, deklaroi sot se Propozim-buxheti për vitin 2026 nuk është vetëm një dokument teknik me numra dhe tabela, por një mesazh i qartë ekonomik për stabilitet, besim dhe zhvillim. Sipas saj, buxheti pasqyron menaxhim të përgjegjshëm të financave publike dhe vazhdimësi në politikat e disiplinuara fiskale.
“Buxheti për vitin 2026 është dëshmi se mundemi të menaxhojmë në mënyrë të mençur, të disiplinuar dhe vizionare, edhe në kohë sfidash. Ky dokument flet për një ekonomi që rritet, për një shtet që investon dhe për një Qeveri që e di çfarë bën”, theksoi ministrja.
Ajo u shpreh se pret një debat konstruktiv dhe me argumente cilësore në Komisionin parlamentar.
Sipas Propozim-buxhetit, për vitin e ardhshëm:
Të ardhurat totale: 374,7 miliardë denarë
Shpenzimet: 413,9 miliardë denarë
Investimet kapitale: 40,5 miliardë denarë (rreth 650 milionë euro)
Rritja ekonomike e projektuar: 3,8%
Inflacioni i pritshëm: 2,5%
Deficiti buxhetor: 3,5% e PBB-së
Seanca plenare për shqyrtimin e Propozim-buxhetit për vitin 2026 pritet të mbahet më 9 dhjetor.

