Më 14 prill fillon “One Stop Shop” në mes RMV-së dhe Kosovës

Më 14 prill fillon “One Stop Shop” në mes  RMV-së dhe Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga mesi i muajit prill, më 14.04.2025, do të fillojë zyrtarisht funksionimi i kontrollit të përbashkët kufitar (One Stop Shop) në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Elez Han, në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Ky hap është një realizim konkret i bashkëpunimit dypalësh, që ka si qëllim lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, reduktimin e kohës së pritjes dhe përmirësimin e efikasitetit të kontrolleve kufitare. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky projekt do të kontribuojë në përshpejtimin e kalimit të qytetarëve dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në muajin shkurt, ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, inspektuan punimet në pikën kufitare “Bllacë” për të vlerësuar avancimin e realizimit të projektit “One Stop Shop”. Ata theksuan se ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe do të thellojë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

MARKETING