MD: Protesta studentore e drejtë demokratike, por ka tentim manipulimi politik
MARKETING
Ministria e Drejtësisë deklaron se e respekton të drejtën e protestës si një nga të drejtat themelore demokratike të çdo qytetari. Megjithatë, nga ky institucion shprehen me keqardhje se protesta e sotme, sipas tyre, dëshmoi edhe një herë “tentim për manipulim të qytetarëve nga struktura politike, të cilat për dy dekada kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në krijimin e gjendjeve problematike në sistemin gjyqësor”.
MARKETING
Ky reagim vjen pas marshit studentor të organizuar për shkak të moszbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhës gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.
Ministria shprehu gjithashtu shqetësim për rolin e një partie opozitare, duke e akuzuar atë për instrumentalizim të protestës dhe përdorim të retorikës etnike për qëllime politike afatshkurtra. Sipas tyre, mungesa e simboleve shtetërore në protestë ngre pikëpyetje mbi raportin e organizatorëve me rendin kushtetues.
Sa i përket kërkesave të studentëve, Ministria rithekson se provimi i jurisprudencës zhvillohet në përputhje me ligjin në fuqi dhe se bëhet fjalë për një provim profesional, e jo për një procedurë administrative. Institucioni shton se mbetet i hapur për dialog, por vetëm brenda kornizës ligjore.

