Mbyllja e Tik Tok për 1 vit, Rama: Mbi 90% e prindërve të anketuar e kërkuan

Mbyllja e Tik Tok për 1 vit, Rama: Mbi 90% e prindërve të anketuar e kërkuan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me vendimin e qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri duke nisur nga janari 2025.

Kreu i qeverisë tha se ky vendim është rezultat i konsultimeve me prindër dhe mësues.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se mbi 90% e prindërve që morën pjesë në konsultim kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok në Shqipëri.

“Mirëmëngjes dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.

MARKETING