Mbyllet për qarkullim për të gjitha automjetet rruga Gostivar – Strazhë
Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, rruga Gostivar – Strazhë është plotësisht e mbyllur për qarkullim nga ora 16:00, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Në segmentin Gradsko – Prilep, te qafa “Pletvar” dhe anasjelltas, ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda, si dhe drejt pikës kufitare “Deve Bair” me Bullgarinë.
Vozitësit duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë nëse lëvizin përgjatë rrugës rajonale për në Dibër përgjatë luginës së Radikës. Rruga është shumë e rrëshqitshme dhe mund të ketë rrëshqitje dheu. Pasditen e sotme një kamion cisternë ka rrëshqitur në rrugën Gostivar – Mavrovë./Telegrafi/