Mbyllet faza e grupeve të Europa League, triumfojnë Atalanta e West Ham

Mbyllet faza e grupeve të Europa League, triumfojnë Atalanta e West Ham

Rakow-Atalanta përfundon e rezultatin 0-4, me golat që për italianët i shënuan Muriel në minutën e 14’ dhe 73’, Bonfanti 26’ dhe De Ketelaere 90+2’.

Atalanta shkon në 1/8-at e Europa League si kokë e Grupit D me 11 pikë, teksa Rakow i vendit të fundit me 4 pikë del nga Europa.

Sporting-Strum Graz u mbyll me rezultatin 3-0, me golat që u shënuan nga Gyokeres në minutën e 39’, Inacio 61’ dhe 70’.

Sporting e mbyll këtë fazë në vendin e dytë të Grupit D me 11 pikë dhe shkon në 1/16-at e Europa League, ndërsa Strum Graz i vendit të tretë me 4 pikë shkon në 1/16-at e Conference League.

West Ham fiton 2-0 ndaj Freiburg, me golat që u realizuan nga Kudus në minutën e 14’ dhe Alvarez në minutën e 42’.

Kështu West Ham shkon në 1/8-at e Europa League si kryesuese e Grupit A me 15 pikë, teksa Freburg i vendit të dytë më 12 pikë shkon në 1/16-at.

Olympiacos Piraeus fiton 5-2 ndaj TSC, me golat që për vendasit i realizuan El Kaabi 21’, Podence 40’ dhe 42’, autogoli i Ilic në 46’ dhe El Arabi në 68’.

Teksa për miqtë portën e gjetën Djakovac 48’ dhe Cirkovic në 61’.

Olympiacos renditet në vend të tretë të Grupit A me 7 pikë dhe shkon në 1/16-at e Conference League, teksa TSC i vendit të fundit me 1 pikë del nga Europa.

Brighton fiton me rezultatin 1-0 ndaj Marseille, me golin e vetëm që u realizua nga Joao Pedro në minutën e 88’.

Pas sfidës së fundit të këtij raundi, Brighton shkon në 1/8-at e Europa League si kokë e Grupit B me 13pikë, teksa Marseille e vendit të dytë me 11 pikë shkon në 1/16-at e Europa League.

Ajax fiton me rezultatin 3-1 ndaj AEK Athens dhe siguron 1/16-at e Conference Legaue si vendi i tretë i Grupit B me 5 pikë, teksa AEK del nga Europa, pasi e mbylli këtë raund në vend të fundit me 4 pikë.

Betis-Rangers mbyllet me rezultatin 2-3, me vendasit që renditen në vend të tretë të Grupit C dhe shkojën në 1/16-at e Conference League, teksa miqtë shkojnë në 1/8-at e Europa League si kryesues të Grupit C.

Ndërkohë Aris-Sparta Prague mbyllet me rezultatin 1-3, me skuadrën vendase që del nga Europa si vendi i fundit i Grupit C me 4 pikë, teksa skuadra e Qazim Laçit, që e mbylli raundin në vendin e dytë me 10 pikë shkojnë në 1/16-at e Europa League.

MARKETING