Mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor

Mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor

Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor, me të cilin do të kryesojë ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov. Në mbledhje, siç informojnë nga Ministria, është diskutuar për Rregulloren e punës dhe mënyrën e punës të grupit të punës.

Mbledhja e ardhshme e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor është caktuar për më 23 mars, ndërsa anëtarëve të grupit të punës do t’u dorëzohet teksti i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor i cili do të jetë dokument pune ndërsa e ka përgatitur Ministria e Drejtësisë në qershor të vitit 2025 dhe në të cilin janë përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov deklaroi se qëllimi është që të ndërtohet sistem zgjedhor i qëndrueshëm, i besueshëm dhe gjithëpërfshirës zgjedhor, i harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat e mira ndërkombëtare.

“Ky proces kërkon pjekuri politike, dialog dhe konsensus. Pres debat konstruktiv dhe pjesëmarrje aktive nga të gjithë anëtarët, sepse reformat në legjislacionin zgjedhor janë me rëndësi thelbësore për zhvillimin demokratik të vendit dhe forcimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor”, theksoi Fillkov.

Potencojnë se Ministria e Drejtësisë mbetet në tërësi e përkushtuar në proces transparent dhe efikas, me dinamikë të qartë dhe rezultate konkrete në periudhën në vijim.

MARKETING