Mbledhje e Kuvendit të përgjithshëm të BNJVL-së, fjalim do të ketë edhe mandatari për formimin e Qeverisë së re

Mbledhje e Kuvendit të përgjithshëm të BNJVL-së, fjalim do të ketë edhe mandatari për formimin e Qeverisë së re

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (BNJVL) sot do të mbajë mbledhjen e gjashtë të Kuvendit të përgjithshëm në të cilën do të diskutohet për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Delegatët e këtij organi më të lartë të BNJVL-së të përbërë nga të gjithë kryetarët e komunave në vend, si dhe nga anëtarët e Komitetit të këshilltarëve të BNJVL-së, siç është paralajmëruar, do të shqyrtojnë edhe raportet e rëndësishme nga funksionimi i Bashkësisë.

Nga BNJVL-ja kumtuan se para delegatëve fjalim do të ketë kryetari i saj Orce Gjorgjievski, si dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski i cili pranoi ftesën e BNJVL-së për të prezantuar qëndrimet dhe përkushtimet e ekzekutivit të ardhshëm për të siguruar kompetenca për bashkëpunim të ndërsjellë për avancimin e procesit të decentralizimit të qeverisjes në vend dhe sigurimin e një stabiliteti më të mirë financiar të komunave.

MARKETING