Mbledhje e KQ të LSDM-së, do të kompletohet udhëheqësia e partisë
Në selinë e LSDM-së sonte mbledhje do të mbajë Këshilli i porsazgjedhur Qendror i partisë, ndërsa sipas paralajmërimeve të liderit të partisë, do të zgjidhet Këshilli i ri Ekzekutiv dhe nënkryetarët e partisë.
“Tani kemi Këshill të ri Qendror. Nesër do të mbajë mbledhje Këshilli Qendror dhe do ta zgjedhë edhe këshillin e ri ekzekutiv dhe nënkryetarët. Tashmë do të vendosen të gjitha strukturat në parti dhe mund të flasim për çfarëdo lloj takimesh”, deklaroi dje lideri i LSDM-së, Venko Filipçe pas takimit me presidenten Gordana Siljanovska – Davkova.
Mbledhja e Këshillit Qendror, siç informoi sot LSDM, është caktuar për në orën 19.
Në kongresin e 30-të të partisë të mbajtur të dielën ishte zgjedhur Këshilli i ri Qendror i partisë, ndërsa zëvendëskryetare ishte zgjedhur Fani Karanfillova – Panovska.