Mbi 10 mijë vizitorë në Kuvendin e RMV-së në vitin 2023

Mbi 10 mijë vizitorë në Kuvendin e RMV-së në vitin 2023

Instituti Parlamentar gjatë vitit 2023, realizoi gjithsej 255 vizita në Kuvend, me numër të përgjithshëm prej 10.245 vizitorësh, nxënës, studentë, qytetarë, mysafirë të huaj dhe delegacione.

Nga ky numër, në muajin dhjetor janë realizuar vizita për 23 grupe me gjithsej 892 vizitorë.

Gjithashtu, vizitorët patën mundësinë të njiheshin me funksionimin dhe organizimin e shtëpisë ligjvënëse, të shikonin hapësirat dhe sallat më përfaqësuese, të njiheshin me historinë dhe procesin ligjvënës.

Vizitat kryhen nga udhërrëfyes profesionistë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze dhe janë falas për të gjithë vizitorë.

Siç informojnë nga Instituti parlamentar për MIAn-n, të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e vizitave të organizuara të shtëpisë ligjvënëset mund të telefonojnë në numrin e telefonit 02/3182-227 ose të bëjnë kërkesë në e-mail [email protected]

MARKETING