Mbappe: Kam fjetur shumë vite duke ëndërruar për Real Madridin dhe tani… është realitet

Mbappe: Kam fjetur shumë vite duke ëndërruar për Real Madridin dhe tani… është realitet

Kylian Mbappe është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Real Madridit këtë të martë, ku para tifozëve është shprehur tejet i lumtur që i është bashkuar klubit.

“Ëndrra ime u bë realitet…Jam i lumtur, jam vërtet i lumtur”, ka thënë ai para rreth 80 mijë tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

“Ndjehet e pabesueshme të jesh këtu. Kam fjetur shumë vite duke ëndërruar Real Madridin dhe tani… është realitet”, ka thënë ai, dhe më pas ka puthur emblemën e Real Madridit.

MARKETING