Mbape: Po, tani spanjollët do të më shohin pak më shumë!

Mbape: Po, tani spanjollët do të më shohin pak më shumë!

Duke folur në një konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares franceze, Kilian Mbape ka ndezur edhe një herë zërat për të ardhmen e tij, me kontratën e sulmuesit me Paris Sen Zherenit që skadon në verë. Sulmuesi francez tha me shaka në prag të ndeshjes miqësore ndaj Kilit, se po në Spanjë do e shohin pak më shumë.
“Tçouameni tha se do të më shohin më shumë në Spanjë? Epo, me PSZH-në luajta kundër Real Sosiedadit dhe tani Barcelona na pret në çerekfinale të Ligws sw Kampionwve. Nëse shkojmë më tej, ndoshta do të përballemi me Atletiko Madridin e Simeones në gjysmëfinale. Kështu që unë do të thosha po, spanjollët patjetër do të më shohin pak më shumë,” deklaroi Mbape.

MARKETING