Matthew Lawson: Maqedonia e Veriut merr gjysmën e investimeve britanike në Ballkanin Perëndimor

Matthew Lawson: Maqedonia e Veriut merr gjysmën e investimeve britanike në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori britanik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Matthew Lawson, ndau mendimin e tij lidhur me partneritetin strategjik dhe Marrëveshjen Ndërqeveritare, duke theksuar rëndësinë e këtij hapësirë për zhvillimin e marrëdhënieve mes Britanisë dhe Maqedonisë.

MARKETING

Në një deklaratë, ambasadori Lawson e përshkroi këtë si një moment historik për marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve. Ai theksoi se nënshkrimi i një marrëveshjeje qeveri-me-qeveri shënon një hap të rëndësishëm për rritjen e shkëmbimit tregtar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë, duke e konsideruar këtë si një mundësi për një bashkëpunim më të ngushtë dhe më të gjerë në fusha të ndryshme.

“Ky hap është pjesë e një marrëveshjeje tregtare që kemi nënshkruar pesë vjet më parë. Pas këtij periudhe, të dyja palët janë dakorduar që është koha e përshtatshme për të arritur një Partneritet Strategjik, për të avancuar më tej përpjekjet dhe arritjet që kemi pasur deri tani,” shpjegoi ai.

Ambasadori Lawson shtoi se qytetarët do të ndjejnë përfitime të drejtpërdrejta nga ky partneritet, përfshirë një bashkëpunim më të ngushtë në fusha të rëndësishme si arsim, kulturë, siguri, dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe migracionit. Si partnerë të NATO-s, ai theksoi rëndësinë e trajnimit të forcave të armatosura dhe përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në angazhime të përbashkëta.

Një pjesë e rëndësishme e këtij partneriteti është gjithashtu zhvillimi i investimeve të Britanisë në Maqedoninë e Veriut. Lawson theksoi se ky vend është investitori i dytë më i madh në rajon, dhe një pjesë e marrëveshjes qeveri-me-qeveri do të përshpejtojë investimet, duke krijuar mundësi të reja për rritjen ekonomike të të dy vendeve.

“Maqedonia është një destinacion kyç për investimet britanike dhe ne besojmë se ky partneritet do të stimulojë më tej investimet dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare,” përfundoi ambasadori britanik.

MARKETING