MASH: Ndërtimi i arsimit cilësor është proces, përhapja e dezinformatave nuk kontribuon në tejkalimin e sfidave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi njofton, për reformën në sistemin arsimor nacional i cili është në rrjedh. Reforma po zhvillohet me faza, sipas planit të përcaktuar. Në arsimin fillor, për vitin shkollor 2021/2022 janë përgatitur plan-programe të reja për klasën e parë dhe të katërt, ndërsa për vitin shkollor 2022/2023 – për klasën e dytë dhe katërt. Tekstet shkollore përgatiten konform plan-programeve të reja mësimore. Për vitin shkollor 2023/2024 do të përgatiten programet e reja dhe tekste të reja shkollore për klasën e tretë dhe gjashtë. Programet mësimore për klasën e tretë tashmë janë përgatitur dhe do të publikohet thirrja për tekste shkollore, ndërsa për klasën e gjashtë përgatitja e programeve mësimore është në rrjedhë.

Përgatitja e teksteve shkollore është një proces kompleks, realizimi i të cilit kalon nëpër procedurën e paraparë, e krijuar me qëllim që nxënësit të marrin përmbajtje cilësore,të eliminohen gabimet dhe palogjikshmëritë.Nisur nga kompleksiteti i procesit, të shumta janë sfidat mirëpo me përpjekjet e të gjithë faktorëve do të mund të tejkalohen. Një sistem cilësor arsimor nuk ndërtohet brenda natës dhe pa i tejkaluar problemet.

Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është i qartë shqetësimi i nxënësve, prindërve dhe opinionit për cilësinë e procesit arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pikërisht për këtë është e domosdoshme që të gjithë faktorët të veprojnë kuptohet të udhëhequr nga interesi më i mirë i nxënësve.

Përhapja e dezinformatave dhe shtrembërimi i fakteve nuk është në interes të ndërtimit të arsimit cilësor. Këtë po e theksojmë pasiqë ditëve të fundit disa nga mediet po raportojnë gjoja “deklaratë” të ministrit se të gjitha tekstet për klasën e parë, dytë, të katërt dhe të pestë do të sigurohen në shtator, gjë e cila nuk është e vërtetë. Rikujtojmë se 90% e teksteve shkollore për këto klasa janë furnizuar dhe tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla.Kanë mbetur tekstet e gjuhëve të huaja për të cilat së shpejti do të fillojë publikimi i shpalljeve për përgatitje.

Secili prej nesh duhet të vendosë nëse do të mbështesë procesin e reformës në arsim osenga ana tjetër, e cila çon në prolongimin e prapambetjes arsimore, me të gjitha pasojat.

MARKETING